Kroacia priti Papa Gjon Palin e II. Sot rreth 300 mijë besimtarë ishin të pranishëm në qytetin Maria Bitrica , 30 kilometra larg Zagrebit ku Papa mbajti fjalimin e tij. Më tej Papa Gjon Pali i II bekoi kardinalin Stepinac i vrarë nga serbo- ortodoksit pas Luftës se Dytë Botërore. Pas formulës së bekimit u zbulua një portret i madh në nder të kardinalit. Në ceremoninë e sotme merte pjesë dhe presidenti kroat Tuxhman. Për kroatet kardinali Stepinac është nje hero kombëtar. Gjatë natës së mbrëshme në virgjilje të bekimit të tij nga Papa , me mijëra njerëz janë lutur për shpirtin e tij.

Elektorati Australian, është nisur drejt kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin e tyre. Lufta elektorale zhvillohet mes konservatoreve Liberalo- Nacionaliste   dhe Opozites Laboriste .Partia Konservatore për këto zgjedhje ka premtuar reformë fiskale.

SHBA do publikojë  të gjitha bisedimet telefonike të Bill Klinton me Monika Levinskin.

Pamje vizita e Papa Gjon Pali II, presidenti Kroat Tuxhman. Australi pamje votimesh, Xhon Hauard. SHBA pamje Bill Klinton me Monika Levinski./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori