Eno_Bozdo1Bashkia e Tiranës ka mjbelle 80 pemë të reja, rreth ambjenteve të shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në zonën e kinostudios. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo tha se vetëm në tre muajt e fundit, janë mbjellë afërsisht 2 mijë pemë dhe bimë të tjera dekorative. Pemët e mbjella janë donacion i shoqatës “Alternativa e së Ardhmes”, e cila parashikon që deri në fund të vitit do të dhurojë për mbjellje edhe 2 mijë pemë të tjera. Edhe komuniteti Musliman ka dhuruar 35 pemë të llojit bli që u mbollën në rrugën “Qemal Stafa”.