Sipas rastit që paraqitet në “Stop” në Tv Klan, familja Muçllari ka privatizuar një ndërtesë që dikur ka qenë e kooperativës në fshatin Çërravë të Pogradecit. Më vonë ajo u pajis me certifikatë pronësie për 300 m2 truall, por me ndërtimet e viteve të fundit, mbeti pa rrugë. Familjarët pretendojnë se sipas dokumentave kanë rrugë dhe kjo i ka futur në sherr me një familje komshinjsh duke e akuzuar se ka bërë mur të paligjshsëm.

Familja tjetër thotë se ka dokumenta të rregullta. Edhe pse çështja ka shkuar në institucione, asnjë prej tyre nuk e ka zgjidhur dot konfliktin. Pak kohë më parë është ndarë nga jeta kryefamiljari Muçllari, por e çuan të pajetë dorë më dorë në banesën e fundit për shkak se nuk kishte rrugë, ku të kalonte.

Në përballjen mes fqinjëve në konflikt, këta të fundit i thellojnë sharjet dhe kërcënimet ndaj njëri-tjetrit, duke i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.

Qytetarja 1: Dëgjo, pronari i tokës i ka thënë merre andej vendin siç e ka marrë ajo hyrja tjetër.

Qytetarja 2: Kush më tha? Mos gënje! Të lutem shumë!

Qytetarja 1: Ik  moj shporru!

Qytetarja 2: Ik moj shporru ti, jo unë! Sa gënjejnë pale! Kush më tha? Këtu ka kaluar djali, pas 15 vjetëve kalova edhe eburrin. Këtu e kam kaluar eedhe djalin.

Qytetarja 1: Edhe ti këtu do të  kalosh!

Qytetarja 2: Po mirë le të kaloj unë! Le të kaloj se nuk e kam rrugën!

Qytetarja 1: Jo mbi mure, por mbi çati atje të lidhni një litar e ta merrni! S’ka të drejtë te unë!

Gazetari: Të merrni të ndjerin me litar?

Qytetarja 1: Po, po, po!

Gazetari: Më vjen shumë keq që jeni në këtë  konflikt…

Qytetarja 1: Sa ka hequr kjo kockë, më ka futur dy muaj djemtë mua ajo!

Qytetarja 2: Sa kam hequr edhe unë, me kockë, me gjithë atë që vdiq… 4 të vdekur!/tvklan.al