Në fund të bisedës në “Rudina”  në Tv Klan, ku rrëfyen emocionet e propozimit romantik për martesë dhe planet e së ardhmes, gazetari i “Stop”,  Klinton Zeqiraj dhe partnerja e tij, Ekaterina Dubenik u gjendën përpara një pyetësori të shkurtër.

Përmes disa pyetjeve të thjeshta, çifti zbuloi karakteristikat që pëlqejnë më shumë te njëri-tjetri duke na zbuluar disa ‘sekrete’.

Rudina Magjistari: Karakteristika që ju pëlqen më shumë te tjetri, kryesore? Ekaterina, çfarë pëlqen më shumë ti te  Klintoni?

Ekaterina Dubenik: Pozitivitetin.

Rudina Magjistari: Mirësinë, zemrën e mirë.

Klinton Zeqiraj: Unë pëlqej çiltërsinë, pozitivitetin dhe energjinë që e karakterizon, të gjithë,  komplet.

Rudina Magjistari: Pjesa e trupit që pëlqen më shumë te Klintoni, ti?

Klinton Zeqiraj: S’kam bërë palestër zemër, kur të bëj  çikë palestër…

Ekaterina Dubenik: Buzët, buzëqeshjen.

Rudina Magjistari: Po ti Klinton?

Klinton Zeqiraj: Sytë.

Rudina Magjistari: Sytë e bukur të Katerinës! Fjala që të thotë Klintoni më shpesh dhe që ty të pëlqen ta dëgjosh?

Ekaterina Dubenik: “Love” (dashuri).

Klinton Zeqiraj: Kemi një shprehje tonën që i themi njëri-tjetrit “bube”, domethënë ka lindur kështu vetë…

Rudina Magjistari: Ashtu gjithmonë, asnjëherë s’dihet sesi nisin këto dhe ngelen ashtu.

Klinton Zeqiraj: Është e vërtetë. Domethënë shprehja që ne përdorim më shpesh është “love” ndërsa Katerina mua më shkruan kur flasim ose jemi larg njëri-tjetrit “bube, ku je?”

Ekaterina Dubenik: Kur ai thotë “Katerina”, është ose me nerva, ose ka një muhabet./tvklan.al