Brenda muajit Qershor, asnjë konsumator nuk do të paguajë më aforfe energjinë elektrike. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se do të bëhet e mundur pajisja me matës për 35 mijë familjet dhe bizneset ku ka mungesa.

Për ata që kundërshtojnë matësin do të ketë penalitete. Në lidhje me projektin e matësave inteligjentë, të prezantuar kohë më parë, Gjiknuri thotë se për këtë çështje do të shihet mundësia e dhënies me partneritet publik-privat.

Deklaratat u bënë në inagurimin e investimit prej 1.7 miliardë lekë për rrjetin elektrik që përfshin zonën e Babrrusë, Paskuqanit dhe Bathores, i cili përfshinte ndërtimin kabinave të reja dhe vendosjen e shtyllave elektrike.

Tv Klan