Manastirliu: Shërbimi ofrohet falas në çdo spital rajonal

Të gjitha spitalet rajonale në Shqipëri do të jenë të pajisura me mamografi brenda këtij viti. Premtimi u bë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në Lezhë në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit.

“Viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm. Zotimi ynë është që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal dhe jemi të angazhuar që brenda këtij viti të përmbyllim edhe këtë premtim”.

Manastirliu u bëri thirrje të gjitha grave të mos e neglizhojnë kontrollin e gjirit. Përgjatë muajit Tetor, 2 mamografi të lëvizshme do të jenë në zonat rurale dhe urbane te vendim, ndërsa në të gjitha kabinetet e mamografisë shërbimi do të ofrohet falas dhe me orar të zgjatur.

Tv Klan