Zyrtarët: infektimet po reduktohen, kulmi i Omicron ka kaluar

Britania e Madhe mund të nisë lehtësimin e masave anti-Covid, që këtë muaj. Sinjalet vijnë nga përfaqësues të konservatorëve në pushtet, teksa infektimet e reja me Omicron po reduktohen prej disa ditësh.

Ministri pa portofol Oliver Douden tha këtë të dielë për mediat se nga 26 Janari mund të hiqen pjesa më e madhe e masave kufizuese. Në fuqi parashikohet të mbetet maska në ambiente të mbyllura. Douden tha se politika e qeverisë Johnson ishte që masat e ashpra të qëndronin në fuqi sa më pak të ishte e mundur.

Shifrat, sipas tij tregojnë se autoritetet mund të mbështeten tek ky parim. Rastet ditore këtë 24-orësh tregojnë më shumë se përgjysmim të infektimeve të reja, krahasuar me kulmin e Omikronit që u shënua më 4 Janar me mbi 218 mijë raste.

Edhe shtrimet në spitale po pësojnë rënie të dukshme. Shumë vende europiane kanë nisur lehtësimin e e masave për udhëtarët që hyjnë nga Britania e Madhe.

Tv Klan