Peach mbështet nismën “Ballkani i Hapur”

Tani që është jashtë Unionit Europian, Britania e Madhe e sheh edhe më të nevojshme që të ketë ndikimin dhe vëmendjen e saj të posaçme në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor.

I dërguari i posaçëm i kryeministrit Boris Johnson për këtë rajon Stuart Peach gjatë një bashkëbisedimi në Tiranë me studentë pranon rrezikun që kërcënon për 6 vendet  e Ballkanit Perëndimor nga faktorë të tretë si Rusia dhe Kina.

I pyetur, sir Peach shprehet mbështetëse për “Ballkanin e Hapur”.

“Duhet t’i përgëzojmë dhe t’i mbështesim me qëllim që gjithë rajoni të punojë së bashku për çështje që janë të reja dhe madje të vjetra që të mundohen të gjejnë zgjidhje. Ne me gjithë mend e mbështesim për aq kohë sa ato nuk krijon ndonjë konkurrencë”.

Peach është në Tiranë kur Shqipëria dhe Britania festojnë 100-vjetorin e vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, e për ministren e Jashtme Olta Xhaçka duhet vlerësuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për reformat shtet ndërtuese.

I dërguari i Johnson në Tiranë do të takohet dhe me kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën.

Tv Klan