Armando Broja mbetet në Premier Ligë. Në orët e fundit të merkatos sulmuesi kuqezi është transferuar nga Chelsea tek Everton.

Mësohet se Broja është transferuar në formë huazimi deri në përfundim të këtij sezoni me të drejtë blerje në fund të vit për 30 milionë euro, pa asnjë detyrim tjetër.

Klubi i Chelsea-t do të paguajë pagën e Brojës deri sa lojtari të jetë në gjendje të luajë, pas këtij momenti, paga e Brojës do të mbulohet nga klubi i Everton.

Klubi i Everton bëri me dije se Broja nuk është në gjendje të zbres në fushë pasi vuan një dëmtim dhe do të jetë në dispozicion të stafit mjekësor për t’u rikuperuar sa më shpejtë.

Tv Klan