30-vjeçari Esmerald Balla e dëgjoi me kokën ulur vendimin e Gjykatës së Durrësit që e mbylli në qeli pa afat për vrasjen e të atit, Enver Balla dhe fshehjen e kufomës së tij në 13 gusht. Gjyqtarit të masës, i tha se nuk kishte çfarë të deklaronte përballë tij, duke shtuar vetëm se vrasjen e kishte kryer për vetëmbrojtje.

Në qeli pa afat do të qëndrojë edhe Edison Brahja, shoku i 30-vjeçarit që akuzohet se e ndihmoi atë të fsheh trupin e 62-vjeçarit.

Hetimet treguan se motiv për ngjarjen e rëndë ndodhur në Shënavlash të Durrësit u bë debati mes babë e bir mbi mungesën e në kasafortën e familjes të 7.5 milionë lekëve.

Mungesa e parave u konstatua në momentin që ata duhet të paguanin për punimet e banesës së re që po ndërtonin. Kjo ka nxitur edhe debatet që kulmuan me vrasjen e 62-vjeçarit në stanin e familjes.

Esmerald Balla fshehu më pas trupin në një pus 1 km larg vendit ku e vrau dhe krijoi alibi se i ati ishte larguar nga banesa me një grua.

Tv Klan