Kombëtarja shqiptare, do të nisë këtë të shtunë, rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, përballen në ndeshjen e parë të grupit B1, ndaj Ukrainës.
Ky takim do të luhet në stadiumin “Epet Arena”, në Çeki, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
Shqipëria do të kërkojë me çdo kusht fitoren, për ta nisur rrugëtimin me këmbën e mbarë dhe për të shpresuar më pas te vendi i parë.
Kuqezinjtë janë pjesë e grupit B1, me kombëtare si Ukraina, Gjeorgjia dhe Çekia. Liga e Kombeve, është një nga rrugët që të mundëson kualifikimin për në Botëror dhe për këtë arsye, duhen arkëtuar sa më shumë pikë të mundshme. /tvklan.al