21-vjeçari Klajdi Haka, i shoqëruar të premten gjatë operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Marklen Haka, u vu në pranga nga Policia.

I riu akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, pasi në banesën e tij u gjet i fshehur ky i fundit, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet një pistoletë, e cila u sekuestrua. 

Tv Klan