Italia e nisi me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve, duke mundur 3-1 me përmbysje Francën të premten në Paris. Italianët nuk u dekurajuan edhe pse pësuan gol pas 14 sekondash me autor Barcola. Revanshi nisi në minutën e 31’ me golin e Dimarco. Në pjesën e dytë ishte radha e Frattesi e Raspadori për të siguruar 3 pikët. Pikërisht reagimi i ekipit i pëlqeu trajnerit Luciano Spalletti.

“Lojtarët ishin shumë të zotë që reaguan pas golit të pësuar, pasi qëndruan të përqendruar te ndeshja. Futbollistët tanë u treguan gjigandë. Ata dhanë shpirtin të fushë, vrapuan shumë, duke treguar se jemi një ekip në çdo moment të ndeshjes”.

Kundërshtari i radhës do të jetë Izraeli të hënën në Budapest. Përfaqësuesja izraelite e humbi me rezultatin 3-1 ndeshjen e parë me Belgjikën në Debreçen.

Tv Klan