Fëmijët, jashtë derës pa maska dhe në turmë, distancohen vetëm në oborr

Këto janë pamjet që të serviren në gjimanzin “Andon Zako Çajupi” në kryeqyet para nisjes së një prej turneve të mësimit. Gjimnazistët janë grumbull para hyrjes së shkollës dhe pjesa më e madhe e tyre janë pa maska.

Maskën e vendosin kur janë duke hyrë në oborrin e shkollës. Nga të qenit grumbull para shkollës, kur futen në ambientet e brendshme të godinës ata hyjnë të distancuar nga njëri–tjetri. Madje dhe brenda në klasë do të ulen nga një në bangë për të mos patur rrezikun e infektimit nga Covid 19.

Por a kanë efekt këto masa në një kohë që jashtë shkollës ata janë të gjithë të mbledhur bashkë, pa maska dhe pa respektuar asnjë lloj distance?

Në këtë gjimnaz mësimi është me katër turne, pasi zhvillojnë mësimin edhe nxënësit e Sami Frashërit, i cili u shemb për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntoroit. Dhe orët mësimorë janë 25 minuta.

Kjo situatë është pothuajse në të gjitha shkollat dhe gjimnazet e Tiranës. Ndërkohë që  në shkollat 9-vjeçare pritja e prindërve jashtë rrethimit të shkollës nuk është më si ditën e parë.

Klan Plus