Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme Athinën, ku një burrë 40-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 31 vjeçe.

Krimi ndodhi në banesën e çiftit. Mediat greke kanë publikuar edhe fotot nga vendngjarja. Çifti jetonte në katin e tretë të këtij pallati.

Pas zënkës që patën, 40-vjeçari e goditi me thikë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Më pas shkoi vetë në polici ku rrëfeu se kishte vrarë bashkëshorten.

“Kam therrur gruan me thikë. E vrava se isha xheloz”, ka thënë ai në polici, raporton “Protothema”.

Policia shkoi në vendngjarje dhe gjeti 31-vjeçaren të vdekur të mbuluar nga pellgu i gjakut.

Çifti ka një fëmijë 8-vjeçar. Shqiptari është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. /tvklan.al