Busti Gjergj Fishtës, i realizuar nga skulptori kosovar Avni Behluli u vendos përballë shtëpisë së tij në Fishtë. Në ceremoni morën pjesë pasardhës të Gjergj Fishtës, drejtues vendorë dhe deputetë të zonës.
Në këtë ditë përkujtimore, nuk mungoi biznesmeni nga Kosova, Sabri Maxhuni, i cili financoi edhe realizimin e bustit me rastin e 74 -vjetorit të vdekjes së tij.