Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice njerëzish që përfitojnë në kurriz të shumicës së shqiptarëve. Ndaj sipas tij edhe buxheti i shtetit është vënë në funksion të kësaj strategjie.

 Sipas kryedemokratit, kriza e korrupsionit po varfëron qytetarët dhe po asfikson ekonominë. Basha thotë ndër të tjera se zgjidhja e kësaj situate është vettingu i politikanëve që do të sjellë pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe ata që janë të lidhur me krimin.

Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë”, shkruan Basha./tvklan.al