Edhe pse videoja u publikua në Prill, duket se në Instagram “po merr hov” tani. Bëhet fjalë për një postim të Pamela Anderson. Aktorja 56 vjeçare shfaqet buzë një liqeni, me një triko e fund të thjeshtë. Pasi shijon pamjen aq qetësuese, mbledh gjethet me një karrocë dore… Sigurisht, pa pikë grimi dhe më e lumtur se kurrë!

Jam vërtet mirënjohëse që ndodhem në mes të kësaj bote të vockël”, shkruan Anderson.

Janë pikërisht këto elementë që i kanë bërë fansat të lënë pafund komente pozitive.

Ajo që bie në sy është se të gjitha postimet që ajo ka ndarë së fundmi janë në natyrë. Edhe në Javën e Modës në Paris vjeshtën e shkuar, aktorja tha se nuk “donte të lyhej e as të gjente rrobat më të bukura”.

Mos e vini kurrë në dyshim bukurinë tuaj”, u shpreh ajo./tvklan.al