Pas ndarjes për disa muaj Kendall Jenner dhe Bad Bunny duket se në këtë ribashkim kanë vendosur t’i kushtojnë më shumë kohë njëri-tjetrit.
Para dy ditësh çifti bëri një vizitë në qytetin e të dashuruarve, në Paris, ku dhe kaluan një mbrëmje romantike së bashku në muzeun e Luvrit. Ditën e sotme 28-vjeçarja ka vendosur të ndajë me fansat e saj disa foto në “Instagram” nga ajo mbrëmje e veçantë.
“Louvri në mesnatë” ka shkruar ajo në postimin e saj, i cili përmbante gjashtë foto brenda muzeut.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/Foto-1-1.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/foto-6-816x1024.jpeg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/foto4-798x1024.jpeg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/foto-3-819x1024.jpeg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/foto-2-777x1024.jpeg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/Foto-5-1.jpg)
Në foton e parë ajo pozon këmbëzbathur para pikturës madhështore të Paolo Verones të titulluar “Dasma në Kana”. Në një foto tjetër ajo duket e përkulur duke soditur portretin e Monalisës.
Por ajo që mori vëmendjen e fansave ishte fakti që në asnjë prej fotove të publikuara nga ylli Kardashians nuk ishte partneri i saj 30 vjeç Bad Bunny. Megjithatë nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar foto kur ata ecin krah njëri-tjetrit në Javën e Modës në Paris.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/Bar-Bunny-and-Kendall-Jenner.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/Jenner-and-Bad-Bunny.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2024/06/Kendell-Jener.jpg)
/tvklan.al