Pak para fillimit të Lojërave Olimpike në Paris duket se ka filluar zyrtarisht “moda e lartë”. Marka luksoze franceze CHANNEL nuk kishte se si të mos ishte pjesë në Javën e Modës që u zhvillua në Paris. 

Shtëpia e modës prezantoi koleksionin e saj vjeshtë-dimër 2024/25, e cila u zhvillua në ndërtesën mahnitëse të operas “Palais Garnier”. Ky vend ikonik është një gur themeli i modës dhe i trashëgimisë së CHANNEL, teksa sot në të shtohet tapeti i kuq që bën bashkë modën dhe artin.

Ndërtesa duket më mahnitëse se kurrë duke krijuar një atmosferë të sofistikuar luksoze.

Koleksioni është një simfoni me lule, xhufka, pupla, triko, copa kadife apo sateni, që në pamjen e parë të japin përshtypjen e një kaosi.

Këto materiale të pasura ndërthuren plot delikatesë me mëngët e fryra dhe me qëndisjet e punuar me mjeshtëri deri në detaje.

Paleta e koleksionit të ri të CHANNEL është aq dramatike as edhe e rafinuar. Fustanet e gjatë me pelerinat në saten apo kadife duke nisur nga ngjyra e artë apo edhe ajo e argjendtë e deri tek ato me shumëngjyrëshet ngjallin frymën e mbrëmjeve të mrekullueshme luksoze franceze.

/tvklan.al