Spanjolli mundi në finale rusin Daniil Medvedev

Carlos Alcaraz mbrojti titullin në turneun e Indian Wells, duke e mundur për të dytin vit Daniil Medvedev. Alcaraz nuk e nisi mirë sfidën, por u rikthye në lojë shumë shpejt, duke e fituar setin e parë në shtesë me rezultatin 7-6. Spanjolli në të dytin e pati më të lehtë të thyente rivalin rus, duke e mbyllur 6-1 setin dhe 2-0 rezultatin e ndeshjes.

Gjatë turneut Indian Wells, Carlos Alcaraz eliminoi kundërshtarë të fortë si Alexander Zverev dhe Jannik Sinner. Ky është trofeu i 13 i rëndësishëm në karrierën e 20-vjeçarit ku përfshihen 2 Grand Slam. Carlos Alcaraz është aktualisht numri 2 në renditjen botërore.

Tv Klan