Endri Çekiçi po vijon me paraqitjet e mira me “Lokomotiva Zagreb”. Futbollisti i Kombëtares Shpresa ishte një prej shënuesve në fitoren 2-0 me Slaven Belupo në takimin e javës së 30 të kampionatit kroat.

Endri Çekiçi zëvendësoi Eros Grezdën gjatë pjesës së dytë duke realizuar në minutën e 80’. Ky është goli i dytë në këtë kampionat për pogradecarin i huazuar nga Dinamo Zagreb. Edgar Çani ndihmoi “Pisa” të marrë 1 pikë në fushën e Lucchese në javën e 30 të Lega Pro në Itali. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 dhe sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 27’. Pisa renditet e dyta në Grupin B dhe synon ngjitjen në Serie B.

Endrit Sauku/Tv Klan