Pas rreth dy orësh ka përfunduar ceremonia e përurimit të bazës ajrore të NAT0-së në Kuçovë. Rreth orës 12:11 në qiell kryen manovra helikopterët “Black Hawk” të Flotës Ajrore, që janë mjetet më të sofistikuara shqiptare.


Më herët, pjesë e spektaklit ajror u bënë avionët amerikanë F-16 dhe ata europianë “Euro Fighter F-2000”. Para nisjes së ceremonisë bënë një provë dhe dronët “Bayraktar”./tvklan.al