“Çfarë çike”, Rama takon Dua Lipën dhe i dhuron pikturat e tij


“Çfarë çike”, Rama takon Dua Lipën dhe i dhuron pikturat e tij

14:39 23/07/2021

Kryeministri Edi Rama është takuar me këngëtaren me famë botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila ndodhet në Shqipëri për festivalin Sunny Hill Festival.

Gjatë takimit me të, Rama i ka dhuruar artistes me famë botërore disa nga pikturat e tij.

Kryeministri duket se ka mbetur i impresionuar nga takimi me Dua Lipën, të cilën e konsideron një vajzë modeste dhe të edukuar edhe pse është një nga këngëtaret më në zë të momentit në botë.

“Dua Lipa që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook. /tvklan.al







Të ngjashme