Eros Grezda po përshtatet me futbollin në Skoci. Sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe 2 gola në 10 ndeshje të luajtura me Rangers në kampionat. Duke lënë mënjanë fushën ai tregoi gjatë një interviste për televizionin e klubit edhe përshtypjet për jetën në Glasgow, ku ka edhe gjëra që nuk pëlqen.

Eros Grezda, futbollist i Glasgow Rangers :

Më pëlqen gjithçka këtu, duke nisur klubi, sftafi lojtarët, tifozët, qyteti dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Më pëlqejnë njerëzit në Gllazgou, ushqimi, por nuk më pëlqen moti, por po mësohem.

Eros Grezda u transferua gjatë merkatos së verës nga Osijek te Glasgow Rangers ku firmosi për 4 vite. Rangers synojnë titullin këtë sezon ku gara më e fortë po zhvillohet me rivalin e përjetshëm Celtic. Skuadra e Eros Grezdës nuk triumfon në Premier League skoceze prej vitit 2011.

Tv Klan