Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në TV Klan ishte avokatja Ana Pertena.

Ajo u shpreh se në bazë të vendimit të  marrë është vendosur shtyrja e seancave gjyqësore dhe nga ky vendim është përjashtuar marrja e masave të sigurisë.

Mirela Milori: Çfarë ndodh në parim me sistemin gjyqësor tani?

Ana Pertena: Këshilli Gyqësor dhe Këshili i Lartë i Prokurorisë kanë dalë me vendimin për shtyrjen e seancave gjyqësore. Kjo ka sjellë një kolaps natyrisht në sistemin gjyqësor. Janë përjashtuar nga ky vendim, marrja e masave të sigurisë të cilat është vendosur të bëhen pa publik, edhe në përmjet sistemit videocall. Por megjithatë, për sa i përket, e supozojmë urdhrave të mbrojtjes dhe gjithçka tjetër, ose gjykimet që kanë qenë për masa sigurie të stërzgjatura, për faj të prokurorisë ose të gjykatës, nuk kanë  marrë masa që të bëhen më shpejt, ose është marrë masa, por janë  zhvilluar më shpejt sesa duhet dhe nuk është marrë parasysh kërkesa e avokatëve për gjykimin sa më të shpejtë të atyre çështjeve.

Mirela Milori: Kështu që për momentin gjithçka është në pauzë?

Ana Pertena: Po është gjithçka e bllokuar./tvklan.al