#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

Magjepsëse dhe e egër në të njëjtën kohë, Kamboxhia është nga ato vende që nuk ka pasur një histori të thjeshtë. Prej vitesh e përjashtuar nga destinacionet turistike për shkak të paqëndrueshmërisë politike, sot ajo shfaqet e ndërgjegjshme për bagazhin e historisë dhe kulturës që mban mbi supe dhe shkëlqen sërish, në misticizmin e saj, si një lule e rrallë e Indokinës.