Namibia është një destinacion ndryshe nga çdo tjetër në Afrikë me një territor shumë të madh e të ndryshëm , ku kryefjala është gjithnjë natyra dhe për ta zbuluar thelbin e saj duhet të qëndrosh të paktën 12 ditë. Damaraland është një rajon i thatë malor në Namibinë veriperëndimore, i cili e merr emrin nga populli Damara që jeton në këtë territor. Si në perëndim dhe në Lindje Damaraland kufizohet me 2 shkretëtira me Namibin dhe Kalaharin, ndaj dhe është konsideruar një zonë gjysmë e shkretë ku mbizotërojnë fushat e thata mbi të cilat ngrihen në mënyrë magjike kodra prej graniti të kuq si dhe  shkëmbinjtë ranorë massive të cilët sipas gjeologëve datojnë mbi 150 milion vjet më parë.