Komediani e ka refuzuar ofertën pas ngjarjes së bujshme që ndodhi me Will Smith

Komedianit të njohur Chris Rock i është ofruar mundësia për të prezantuar sërish ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars 2023.

Teksa performonte gjatë një shfaqjeje stand-up në Teatrin Financiar të Arizonës, 57-vjeçari është shprehur se e ka refuzuar këtë mundësi, duke thënë se rikthimi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve do të ishte si rikthimi në një skenë krimi.

Sakaq, komediani u shpreh se pas ngjarjes së bujshme, atij i është kërkuar të bënte një reklamë të Super Bowl, por ai e refuzoi atë.

Incidenti në eventin e këtij viti erdhi pasi komediani Chris Rock bëri shaka me modelin e flokëve të gruas së Smith, e cila vuan nga një sëmundje që shkakton rënien e flokëve.

Smith u ngjit në skenë dhe goditi me shuplakë 57-vjeçarin, duke thënë: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Kujtojmë se Will Smith i ka kërkuar falje publike Chris Rock përmes një videoje, por thuhet se është injoruar deri më tani.

Klan News