Çmimi Nobel për Paqe si mbështetje për Ukrainën

Çmimi Nobel për Paqe si mbështetje për Ukrainën

10:39 02/10/2022

Zelensky, liderja e opozitës bjelloruse dhe Navalny janë favoritë për të fituar

Çmimi Nobel i Paqes i këtij viti mund të dënojë luftën në Ukrainë duke njohur kundërshtarët e Presidentit rus Vladimir Putin, vullnetarët që kanë ndihmuar civilët ose Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i cili renditet lartë në listat.

Gazeta Kyiv Independent dhe Zelenskiy janë aktualisht favoritët për t’u emëruar laureatë të Çmimit Nobel për Paqe më 7 Tetor, duke u bashkuar me Nelson Mandela, Jimmy Carter, Mikhail Gorbachev dhe Andrei Sakharov.

“Unë mendoj se ka shumë të ngjarë që lufta në Ukrainë të jetë në mendjen e Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen këtë vit. Mund të jetë një çmim ose për aktorët brenda Ukrainës  për gjetjen e fakteve, ndihmën humanitare, por mund të jetë gjithashtu një çmim për figurat e opozitës në vendet fqinje dhe mendoj se ndoshta çmimi më i mirë do të ishte një çmim i ndarë midis Sviatlana Tsikhanouskaya, lideri i opozitës në Bjellorusi dhe Alexei Navalny, lideri i opozitës në Rusi. Të dy kanë qenë kritikë ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe të dy kanë qenë përkrahës të fortë të demokracisë dhe jo-dhunës në vendet e tyre”.

Tsikhanouskaya dhe Navalny janë të dy të nominuar për çmimin e këtij viti, sipas një sondazhi të Reuters. Mijëra njerëz mund të propozojnë emra, duke përfshirë ish-laureatë, deputetë të parlamentit dhe profesorë universiteti të historisë ose drejtësisë. Nominimet janë sekrete por ata që nominojnë mund të zgjedhin të zbulojnë zgjedhjet e tyre.

“Marrja e çmimit Nobel për Paqen do të demonstronte edhe një herë mbështetjen e botës për Ukrainën. Ndoshta do të shpërndante më në fund skepticizmin ndaj dialogut të mundshëm me Federatën Ruse dhe do të konsolidonte përsëri komunitetin ndërkombëtar rreth Ukrainës dhe luftës Rusi-Ukrainë. Natyrisht, për popullin ukrainas, kjo do të sinjalizonte se ne po bëjmë një gjë të duhur, se jemi në rrugën e duhur dhe duhet të luftojmë deri në fund”.

Vitin e kaluar, gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, të cilët u përballën me zemërimin e liderëve të Filipineve dhe Rusisë kur raportuan mbi korrupsionin dhe keqqeverisjen. Në Kiev, një këshilltar i Zelenskiy, për Reuters është shprehur se një çmim për presidentin do të thotë se ai “mori përgjegjësinë e plotë në momentin më të rrezikshëm”.

Rusia e quan luftën në Ukrainë një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar fqinjin e saj. Kombet e kanë hedhur poshtë këtë si një pretekst të pabazë për agresion. Organizmi Nobel mund të dëshirojë gjithashtu të vërë në qendër të vëmendjes ndryshimin e klimës.

Ceremonia e këtij viti mund të nxjerrë në pah gjithashtu edhe ndryshimet klimatike ku favorite kryesore është  aktivistja Greta Thunberg. Laureatë të tjerë të mundshëm përfshin agjencinë e OKB-së për refugjatët (UNHCR), fondi i saj për fëmijë, UNICEF, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Klan News





Të ngjashme