Ministria e Brendshme zhvilloi ditën e sotme një takim konsultativ me donatorët. Kreu i këtij dikasteri, Bledi Çuçi, tha se falë bashkëpunimit me BE dhe SHBA është bërë më e lehtë lufta ndaj krimit të organizuar. Çuçi tha se për të rritur eficencën e strukturave shtetërore në luftën kundër krimit të organizuar, pjesë e vizionit të Ministrisë së Brendshme është riorganizimi i policisë kriminale. Një tjetër fushë e rëndësishme e policisë sipas Çuçit do të ketë prioritet është pastrimi i parave dhe operacionet ndërkombëtare. Gjatë vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme do të jetë krijimi i zyrës së rikuperimit të aseteve.

Fushë tjetër që ka vëmendje të veçantë është pastrimi i parave pasi përbën jo vetëm një vepër penale, por dëmton konkurrencën e lirë dhe vështirëson jetën e qytetarëve. Në këtë kuadër krimi kibernetik dhe transfertat e parave të dyshimta përbën një kërcënim në rritje. 1 në 4 operacionet është zhvilluar në bashkëpunim me strukturat partnere. Kemi rritur praninë e oficerëve të kontaktit, në vendet mike, madje Policia e Shtetit synon të jetë lider në disa prej aksioneve ndërkombëtare. Specifikisht në fushën e hetimeve financiare dhe pasurore jemi të bindur se gjurmimi, gjeja, sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimi i aseteve kriminale është strategjia më e mirë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, trafiqet e paligjshme. Jemi mbështetës për krijimin brenda vitit 2022 të AROS, pra zyrës së rikuperimit të aseteve”, tha Çuçi.

Sipas Çuçit, vetëm për 9 muajt e parë të 2021 janë sekuestruar mbi 18 mln Euro asete kriminale të cilat menaxhohen nga agjencia përkatëse me destinacion final fuqizimin e agjencive ligjzbatuese dhe kthimin në të mira publike për komunitetin të këtyre pasurive.

Ministri i Brendshëm tha se vëmendje do të ketë edhe mbrojtja e mjedisit dhe krimet mjedisore do të trajtohen si vepër penale./tvklan.al