Qytetarët që kanë pasur në plan të udhetojnë drejt qendrës tregtare ‘Tirana East Gate’ këtë fundjavë apo ata që duhej të udhëtonin drejt juglindjes, janë përballur me një situatë absurde që është krijuar në segmentin e Unazës së Re. Rruga është bllokuar tërësisht duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve dhe trafik në rrugët dytësore.

Shkak është bërë një aktivitet çiklistik, në dispozicion të të cilit ishte vendosur e gjithë rruga.

Për hir të çiklistëve, mijëra qytetarëve u është dashur të devijojnë udhëtimin, të kthehen pas apo të lëvizin në rrugët dytësore të ngarkuara në trafik. Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që unaza e re vihet në dispozicion të çiklistëve, duke krijuar kaos në qarkullimin e të gjithë zonës.

Tv Klan