Ndërtimi i aeroportit të Vlorës ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike. Në një shkrim të tabloidit “Daily Express” vihet theksi tek investimet e qeverisë shqiptare për të tërhequr sa më shumë vizitorë.

Ata që kanë hasur në hijeshinë e bregdetit shqiptar, shpesh e kanë krahasuar me Maldivet, falë ujërave të pastra kristal dhe vendpushimeve të qeta, thuhet në shkrim që nënvizon se ndryshe nga pikat e njohura të pushimeve si Spanja, Greqia dhe Italia, vendi i Evropës Juglindore po punon për të rritur shkallën e turizmit në vend që ta frenojë atë.

“Daily Express” shkruan se për të rritur atraktivitetin e saj, Shqipëria po ndërton një aeroport të ri prej 88 milionë Paund për të shkurtuar udhëtimin e turistëve.

Në shkrim u sugjerohet lexuesve se Shqipëria është ideale për udhëtarët që duan të jenë të kujdesshëm me buxhetin pasi fluturimet nga Londra në Tiranë që kushtojnë më pak se 100 £ gjatë sezonit të pikut.

Tabloidi britanik sugjeron plazhet mbresëlënëse të Gjipesë dhe Dhërmiut dhe më pas një udhëtim më në jug drejt Ksamilit për të cilin përsërit krahasimin e zakonshëm në rrjetet sociale me Maldivet.

Tv Klan