Aktori 31-vjeçar, Daniel Radcliffe, pritet të marrë pjesë në filmin e ardhshëm romantik, “The Lost City of D”, i cili do të luajë rolin e një personazhi negativ, duke iu bashkuar yjeve që tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë projekt, Sandra Bullock dhe Channing Tatum.

Filmi rrëfen historinë e një shkrimtareje të përkohshme të romaneve romantike, e personifikuar në film nga Bullock, e cila ishte e sigurt që asgjë nuk mund të ishte më keq sesa të ngecte në një turne libri, me modelin e saj të kopertinës i cili portretizohet nga Tatum. Por gjërat përkeqësohen kur një përpjekje rrëmbimi i dërgon ata në një aventurë të rrezikshme në xhungël, dhe kështu mëson se jeta mund të jetë shumë më e çuditshme dhe më romantike, se cilado histori e librave të saj.

Regjia e filmit është realizuar nga Adam dhe Aaron Nee, bazuar në skenar të Dana Foxit. Sandra Bullock po ashtu vjen në rolin e producentes së filmit, bashkë me Liza Chasin dhe Seth Gordon. Ende nuk dihen detaje rreth rolit të cilin Daniel Radcliffe do ta portretizojë në këtë film, por besohet se projekti në përgjithësi do të mirëpritet nga publiku i gjerë.

Radcliffe u bë i famshëm si fëmijë në rolin fantastik të magjistarit të ri në filmat “Harry Potter”. Më parë aktori kishte deklaruar se frika e tij më e madhe  ishte që të mos kishte mundësi të luajë në filma të tjerë, pas projekteve rekordthyese “Harry Potter”.

Klan News