Opinion –  I ftuar në emision është kandidati për kryetar të bashkisë së tiranës z. Dashamir Shehi përfaqësues it ë djathtës së bashkuar shqiptare.  Shehi prezantoi disa prej ideve të tij se si mund ta ndryshonte dhe përmirësonte bashkinë e tiranës gjatë kohës së fushatës.

Blendi Fevziu: Fushata juaj ashtu si dhe e kandidatëve të tjerë po  bëhet më shumë mediatike se san ë takime të drejpërdrejta me elektoratin.

Dashamir Shehi:  Është krejt e kundërta, hiq koncertet massive që ne nuk kemi para ti sponsorizojmë, kam përshtypjen është komplet e kundërta. Unë po vij tani nga një takim që kisha me banorët e zonës së së “Kodrës së Priftit”, sigurisht që nuk kihsa asnjë televizor, asnjë gazetë  nga mbrapa. Jam i sigurt se nëse do ta kishin bërë ata zotërinj e tjerë jam i sigurt se nesër do të shihje në gazetën në faqe të parë se sa mirë kandidatët poi  përçojnë idetë e tyre tek komuniteti në periferi të tiranës. Do të ishte bërë  zhurmë e madhe për hiç gjë.  Pjesa më serioze e kësaj fushate janë takimet që zhvillohen jashtë reflektorit mediatik. Mediat e kanë ekzagjeruar pak elektoratin shqiptar. Janë vetëm dy alternativa, në një anë Nano, në anën tjetër Berisha zgjidhni dhe merrni kë t’iu pëlqejë. Unë kam bindjen që nuk po bëhet fushatë, nuk po shoh ndonjë program real apo alternativë për qytetin që mund të jetë ofruar seriozisht. Zhurma është shumë e madhe, gjë të cilën unë e shikoj të panevojshme dhe shpenzim i kotë.Plus që është edhe një kulturë e keqe që futet në popull. Kam përshtypjen që një pjesë e medias më datë 2 Tetor do të zhgënjehen për sigurinë që kanë pasur për idenë se sa ka njëri apo tjetri. Raporti me të cilin janë mediat sot nuk do të jenë votat me datë 1 Tetor. E Djathta e Bashkuar është një ide e re, një lloj alternative që po kërkon të thyej bipolarizmin, 

Blendi Fevziu:  Z. Shehi ku mbështet e djathta e bashkuar shqiptare në këto votime, në cilën shtresë të elektoratit?

Dashamir Shehi:  Unë besoj  se nga qendra dhe djathtas , nuk është një teori kaq reaksionare e djathta. E djathta është një formacion  një etiketë  për të thënë se jemi pjesa opozitare që nuk jemi më me grupin e Berishës.

Blendi Fevziu:Çfarë propozoni për tiranën ?

Dashmir Shehi:  Sot një  rrugë mund të bëhet kaçurel se ka vilën dikush. Sot një plan urbanistik ndryshohet me një telefon ministry. Po të jetë një kompani e huaj do ti thoshte , larg duart prej këtu zotëri. Po vura këmbën në atë bashki do ta filloj punën me idenë e hartimit të një plani urbanistik.

Blendi Fevziu:Do doja mendimin tuaj personal për z. Edi Rama?

Dashamir Shehi: Unë z. Rama nuk e njoh fare personalisht. Ndërsa si konkurent, unë e konsideroj veten fatlum që është z.Rama.

Blendi Fevziu: Për çfarë arsye ?

Dashamir Shehi: Për 1000 arsye . Unë mendoj se në fushën profesionale se z. Rama nuk ka çfarë ofron. Maksimumi që do të shkojë z. Rama është maksimumi i kësaj qeverisje të sotme . Z. Rama është përfaqësues identik i kësaj qeverisje, i këtij grupimi që bën pjesë. Kështu që unë nuk mendoj se z. Rama do të afroka mrekkulira për këtë qytet kur këto mrekullira kjo qeveri nuk i ka bërë për tre vjet. Do të kisha frikë nëse përpara do të kisha kandidat të tjerë nga PS që kanë dhe eksperiencë  administrative. PArtia Socialsite me zgjedhjen e z. Rama më ka bërë njëlloji favori. Pastaj ku e di unë, mund të jetë dhe një artist  dhe i nderuar.

Blendi Fevziu: Po për z. Mustafaj?

Dashamir Shehi:  E njëjta gjë.  E quaj avantazh jashtëzakonisht të madh. Nëse Partia Demokratike do të kishte vënë një nga veteranët e vet , njerëzit e kontributit , njerëzit që janë marrë me administratën, me PD, me PD e tiranës sigurisht.  Fjala vjen, pot ë kishte qenë z.Topi unë do të gjykoja dhe ndonjë tërheqje nga fushata, sepse ndanim bashkërisht unitetin e PD-së, unitetin tiranas. Fatmirësisht ndihem fatlum dhe në këtë rast.

tvklan.al