Zjarret që kanë pushtuar Greqinë dhe sidomos në periferi të Athinës rreth 14 km nga qendra e qytetit vijojnë qe të mbeten jashtë kontrollit.

Vatrat më të mëdha dhe të rrezikshme janë në Dau Pentelis, në Dionysos, në Afidnes, Maratonë, Halandri si dhe në Vrilissia, vetëm 14 km nga qendra e kryeqytetit grek.

Sipas autoriteteve helene bëhet fjalë për frontin më të fuqishëm të zjarrit për këtë vit, që ka detyruar qindra njerëz të largohen, pasi ka djegur dhjetëra shtëpi, pemë, dhe makina gjatë natës. Aktualisht në këtë front operojnë 670 zjarrfikës, te ndihmuar nga 183 automjete zjarrfikëse, të mbështetur nga 17 avionë dhe 18 helikopterë që hedhin ujë nga ajri.

Ata po luftojmë për mbi 20 orë në kushte dramatike për shkak të erërave të forta dhe të vazhdueshme, thatësirës, por edhe për shkak të terrenit shumë të ashpër dhe të pakalueshëm në një pyll të dendur .

Ndërkaq dy makina zjarrfikëse janë djegur në Neo Voutza ndërsa është plagosur një zjarrfikës.  65 persona janë shtruar në spital për shkak të probleme me asfiksimin nga tymi.

Janë djegur shtëpi, biznese, shkolla dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje.

Autoritetet greke janë në alarm të kuq për zjarre në më shumë se gjysmën e vendit të paktën deri të enjten pasi edhe temperaturat që parashikohen të arrijnë mbi 40 gradë Celsius.

Nga mekanzimi evropian i mbrojtjes civile sipas shefes se komisionit evropian Ursula Von Der Leyen jane angazhuar për shuarjen e zjarrit dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca. Gjithashtu, janë duke u dërguan ne vendngjarje zjarrfikëse nga Republika Ceke dhe Rumania.

Klan News