Shumë pika të njohura turistike në botë po vuajnë nga pasojat e turizmit masiv, por Danimarka ka gjetur një zgjidhje ideale për këtë fenomen.

Autoritet daneze kanë ngritur nëj skemë pilot e cila ka si qëllim të shpërblejë të gjithë ata turistë të cilët  kryejnë detyra të tilla si të përdorin transportin publik ose të mbledhin mbeturinat.

Turistët shpërblehen me një drekë falas ose një filxhan kafe ose hyrje falas në disa nga atraksionet turistike të kryeqytetit.

Skema deri më tani ka rezultuar shumë e sukseshme dhe për këtë arsye autoritet kanë menduar ta zgjasin atë pasi mbaroi më 11 gusht.

“Më duket shumë interesante kjo ngjarje “CopenPay”. Kjo është vërtet e vështirë për t’u bërë në qytetin tim, sepse nuk është i përgatitur për biçikleta dhe mua më duket Kopenhagen vërtet miqësore me biçikletat.”

Organizatorët e kësaj nisme të cilët deri më tani e konsiderojnë të suksesshme thonë se do të veprojnë bazuar në opinionet e turistëve rreth kësaj skeme.

“Këto ditë ne në fakt po intervistojmë njerëz ose turistë që kanë marrë pjesë dhe do të dëgjojmë rreth përvojës së tyre dhe si ka qenë për ta, dhe bazuar në opinionet e tyre do të kuptojmë se çfarë do të bëjmë, por nuk ka dyshim se ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, dhe unë mendoj se do të bëjmë diçka të ngjashme vitin e ardhshëm ose do ta zgjasim atë.”

Me një popullsi prej rreth 600,000 banorësh, kryeqyteti shpesh renditet ndër qytetet më të gjelbërta në botë. Megjithatë, që nga pandemia, në vend kanë vërshuar një numër rekord turistësh.

Klan News