Libri më i lashtë i krishterimit do të dalë në ankand në qershor.

Kodeksi Crosby-Schøyen i shkruar në shkrimin koptik mbi papirus egjiptian dhe daton në vitet 250-350 pas lindjes së Krishtit. Mendohet se është një prej librave më të lashtë që ekziston dhe mund të shitet deri në 3.8 milionë dollarë.

Liturgjia është shkruar në një nga manastiret e para dhe përmban shkrime të plota të dy librave të Biblës.

Libri ka “rëndësi monumentale si dëshmi e përhapjes së hershme të krishterimit përreth Mesdheut”, u shpreh specialisti i shtëpisë së ankandeve,  Eugenio Donadoni.

“Murgjit më të vjetër në Egjiptin e sipërm në manastirin e krishterë më të hershëm po përdornin këtë libër për të festuar Pashkët, vetëm disa qindra vite pas Krishtit”.

Libri i përket Papirusit Bodmer, një koleksioni librash të zbuluar në 1950 dhe përfshin shkrime të krishtera, pasazhe biblike dhe letërsi pagane. Vetë dorëshkrimi përfshin poezinë e Pjetrit, librin e Jonahut dhe një predikim Pashkësh.

Libri ka 104 faqe ose 52 fletë. Ruajtja e tij i është atribuar klimës së thatë të Egjiptit. Kodeksi u ble nga Universiteti i Misisipit ku qëndroi deri në 1981, u shit disa herë përpara se ta blinte një koleksionues norvegjez më 1988.

Martin Schøyen e ka nxjerrë në ankand së bashku me disa pjesë të tjera të koleksionit të tij që është një prej arkivave më të mëdha të dorëshkrimit në botë./tvklan.al