Dëmet nga tërmeti, Veliaj: Javën tjetër kalojmë 1950 raste që do marrin qira për banesë

Dëmet nga tërmeti, Veliaj: Javën tjetër kalojmë 1950 raste që do marrin qira për banesë

22:51 01/12/2019

Një nga zgjidhjet e Bashkisë së Tiranës deri në riparimin apo rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, është edhe dhënia e qirasë.

Nga qendra sociale pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku vizitoi bashkë me Kryeministrin familjet që po strehohen, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se deru në kapërcimin e kësaj situate do të paguhet qiraja e banesës.

Ne do të bëjmë këtë si Bashki dhe ndoshta u vlen edhe Bashkive të tjera. Ne javën tjetër do të kalojmë 1950 qira. Pra ne do i themi, sepse kjo për një javë ose maksimumi për 10 ditë të tjera, nuk mund të vazhdojmë të rrimë këtu. Më mirë familjes i thua: Sa shkojnë qiratë te njësia jote? Na lekët e qirasë dhe një vit, sa ne të marrim këto vendimet që na duhen, por të paktën ikim nga gjendja e krizës, fillojnë kalamajtë shkollën dhe le të themi merr qira te pallati ngjitur”, tha Veliaj. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi