lideriNjë gjykatë në Egjipt dënoi me vdekje liderin e Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie dhe 13 persona të tjerë. Ata akuzohen se kanë planifikuar sulme kundër shtetit.

Sipas ligjeve egjiptiane, dënimi me vdekje i dërgohet për konfirmim ose jo Myftiut të madh të vendit. Por të dënuarit kanë gjithsesi të drejtën e apelimit në shkallët më të larta të gjyqsorit.

Badie është dënuar edhe më parë me dënim me vdekje, por i është konvertuar  me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, që lideri i Vëllazërisë Myslimane vijon të jetë i akuzuar edhe në disa çështje të tjera.

Lëvizja është shpallur organizatë terroriste nga autoritetet egjiptiane, menjëherë pas rrëzimit nga pushteti të ish-Presidentit Mohamed Morsi në 2013.

Tv Klan