Në Kryesinë e Kuvendit 7 deputetë të PD janë takuar me 8 ambasadorë të vendeve të ndryshme në Tiranë.

Në takim ishin të pranishëm ambasadorët e SHBA-së, BE-së, OSBE-së, Italisë, Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe zëvendës ambasadori i Britanisë e Madhe.

Ndërsa nga grupi i Partisë Demokratike janë të pranishëm Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinand Xhaferri dhe Gazment Bardhi.

“Duket se në fokus të këtij takimi do të jenë zgjedhjet dhe reformat që po ndërmerren”, raportoi gazetari Enkel Xhangoli.

Kujtojmë që takimi vjen në një kohë kur politika shqiptare po diskuton për caktimin e datës së zgjedhjeve. Po ashtu po punohet për dy reforma të rëndësishme si ajo territoriale dhe ajo zgjedhore./tvklan.al