Asnjë gol në derbin e Romës. Ndeshja më e rëndësishme e javës së 32 në Serie A nuk solli fitues edhe pse mundësitë e shënimit nuk munguan.

Një rezultat që nuk i shërben si Lazios dhe Romës që ruajnë pozitat në klasifikim në zonën Champions, por të rrezikuara nga Inter që është pranë.

Lacialët luajtën minutat e fundit me 10 futbollistë pas daljes me të verdhin e dytë të Radu. Napoli bëri një hap fals në “San Siro” në barazimin pa gola me Milan. Rastet e paraqitura nuk u shfrytëzuan, ndërsa vendimtarë ishin portierët.

Donnarumma i cili luajti ndeshjen e 100 në Serie A ndali goditjen e Milik në minutën e 92’. Ndalesa e Napolit u shfrytëzua nga Juventus që mundi 3 –0 Sampdorian. Golat u shënuan nga Mandzukiç, Howedes dhe Khedira. Kur kanë mbetur edhe 6 javë për tu luajtur diferenca mes pretendentëve për titullin është 6 pikë.

Tv Klan