Ka dështuar përfundimisht përpjekja e Partisë Demokratike të Kosovës që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakoshme.

Kreu i PDK-së Meli Krasniqi tha se mundësia e dërgimit të vendit në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit është ezauruar. 

Duke kritikuar dy partitë tjera opozitare për mosgatishmëri, Krasniqi ka theksuar se PDK-ja ka qenë dhe është gjithmonë e gatshme për cilindo variant që mundëson zgjedhje të parakohshme dhe largimin e kësaj qeverie. 

Lidhja demokratike e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i thanë përfundimisht jo kërkesës së Partisë Demokratiek për shpërndarje të Kuvendit.

Këto dy parti kërkon dorëheqjen e Kryeministrit apo shkarkimin e tij.

Por Krasniqi ka theksuar se edhe për PDK-në dorëheqja ka qenë mënyra e preferuar e shkuarjes në zgjedhje, por mundësi reale në tavolinë ishte vetëm shpërndarja e Kuvendit.

Tv Klan