Një problem në komunikimin online mes dy kompanive të ndryshme Croëdstrike dhe Microsoft pezulloi aktivitetin ekonomik e shoqëror në shumë vende të botës, nga SHBA-janë Australi.

Deri tani besohet se problem ka nisur nga një aplikacion interneti i zhvilluar nga kompania e sigurisë kibernetile Croëdstrike. Një përditësism i bërë solli mospërputhje me sistemin Cloud të Microsoft.

Shërbimin Cloud, i rezervimit të te dhënave që ofron kompani Microsoft e përdorin shume biznese në mbarë botën.

“Ky nuk është një incident sigurie apo sulm kibernetik. Një përditësim shkaktoi pengesa në sistemet e Microsoft. Çështja është identifikuar, izoluar. Kompania po punon në mënyrë aktive me klientët e prekur”, tha në një njoftim firma Croëdstrike.

Gjithashtu në një deklaratë kompania Microsoft bëri të ditur se është e vetëdijshme për problemin dhe po punon për ta zgjidhur.

Bizneset të tilla si bankat, aeroportet, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit televizivë dhe radiofonikë ndërprenë shërbimet për shkak të problemeve me sistemet. Aeroporti i Berlinit anuloi të gjitha fluturimet për shkak të këtij problemi. Kompani ajrore gjermane Lufthansa u përball me probleme me rezervimet.

Pasagjerët në aeroportin e Lisbonës u ndeshën me vonesa dhe anulime duke krijuar radhë të gjata në terminal.

Në Aeroportin e Amsterdamit Schipol gjithashtu u krijuan rradhë të gjata. Disa linja ajrore pezulluan pjesën më të madhe të operacioneve.

Qindra pasagjerë mbetën gjithashtu të bllokuar në aeroportin e Madridit, më i madhi në vend. Sistemet e kontrollit të bagazheve nuk funksionuan.

Në Irlandën e Veriut, aeroporti Ndërkombëtar i Belfastit ndërprerja ndikoi vetëm në disa shërbime, por fluturimet vijojnë. 

Komiteti organizativ i Lojërave Olimpike të Parisit tha se operacionet e tij të IT-së janë prekur. Problemi vjen një javë para fillimit të Lojërave në kryeqytetin francez më 26 korrik. Rradhë të gjata pasagjerët u krijuan edhe në aeroportin Orly të Parisit

Probleme të ngjashme u shfaqën edhe me linjat amerikane. United dhe Delta, deklaruan se asnjë avion nuk lejohet të ngrihet, ndërsa American Airlines e cila është kompania më e madhe në botë për nga numri i pasagjerëve ka bërë të ditur rinisjen e fluturimeve.

Probleme të ngjashme u verifikuan deri në Zelandën e Re dhe Australi.

Përveç transportit u ndaluan edhe sistemet shëndetësore në shumë vende europiane, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të ndalen operacionet që nuk janë shumë të domosdoshme në spitale.  Probleme janë shfaqur edhe me sistemet hekurudhore në shumë shtete europiane.

Ky ‘black out’ i paprecedente pritet të rrisë më shumë ndërgjegjësimin dhe investimet e kompanive që operojnë në fusha jetike për jetën e qytetarëve që avari të tilla me kosto të rënd të mos përsëriten më.

Klan News