Devijohet trafiku tek rrethrrotullimi “Shqiponja”



Devijohet trafiku tek rrethrrotullimi “Shqiponja”

16:02 26/10/2020

Radhë të gjata automjetesh krijohen në hyrje të Tiranës

Për shkak të punimeve që po kryhen në Lotin e trete te Unazes së Madhe, lëvizja e makinave që hyjnë dhe dalin nga Tirana është devijuar që prej kësaj të hëne. E rëndësishme është të evitohet rrethrrotullimi tek “Sheshi Shqiponja”. Siç duket, makinat që vijnë nga Durrësi kthehen djathtas në rrugën Teodor Keko, drejt Astirit

Pasi dalin në Unazë një pjesë e tyre vijojnë drejt Pallatit me shigjeta, ndërsa ata që duan akses në rrugën Dritan Hoxha kthehen serish pak kilometra më tutje drejt Fushës së Aviacionit. Ndryshimi i lëvizjes së makinave shtoi problemin e trafikut. EFEKT

Makinat që po shikoni janë vetëm fillimi i një karvani të gjatë që shtrihet disa kilometra në pritje për të hyrë në Tiranë. Drejtuesit e automjeteve presin me minuta të gjata e deri disa orë, prej mëngjesit

Rrugët alternative që rekomandohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar u bllokuan nga trafiku. Ndërsa të tjera si ajo e Ndroqit u evituan nga drejtuesit.

Rruga e Ndroqit rekomandohet të përdoret nga mjetet që vijnë nga jugu dhe Kavaja, por siç duket pak prej tyre kanë zgjedhur ta përdorin” .

Me e qetë ishte situata për daljen nga kryeqyteti, pasi devijimi i mjeteve ndodh pak metra larg sheshit Shqiponja. Sipas ARRSH punimet do te zgjasin rreth 4 muaj.

Tv Klan





Të ngjashme