Ndeshje historike ka rezultuar mes Phoenix Suns dhe Boston Celticks 120-130 për Boston. Lojtari i Phoenix, Devin Booker, shkroi emrin e tij në listën e rrallë të shënuesve. Në këtë ndeshje ai realizoi 70 pikë nga 120 të të gjithë skuadrës. Është basketbollisti i 6 në historinë e NBA që shënon kaq pikë në një ndeshje.

Wilt Chamberlain, Kobe Bryant, David Robinson, Elgin Baylor, David Thompson. Të gjithë këta kanë shënuar 70 pikë në një ndeshje në karrierën e tyre.

Tashmë atyre iu bashkohet Booker, ekzaktësisht 20 vjeç e 145 ditë, duke u bërë kështu më i riu që thyen këtë kufi.

70 pikët e tij gjithsesi nuk e ndihmuan dot Phoenix Suns që të arrijë fitoren, duke regjistruar humbjen e 7 radhazi.

Hapi tjetër për Booker është sigurisht që të luajë një ndeshje që do t’u jepte fitoren Suns që nuk shkojnë në play – off që prej dy sezonesh./TV KLAN