Për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka reaguar sërish Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në një deklaratë për mediat goditja ndaj avokatit, cilësohet si sulm ndaj drejtësisë. Sipas dhomës kombëtare të avokatisë do të përshkallëzohet qëndrimi me qëllim mos tolerimin e dhunës ndaj avokatëve.

Në reagim shprehet keqardhje për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të dhunës ndaj avokatit, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Komiteti drejtues e mbyll reagimin me një vlerësim për ekipin e mjekëve për përkushtimin e tyre por dhe policinë e Tiranës të cilët zbuluan dhe kapën një pjesë të autorëve të kësaj ngjarjeje.

Klan News