Dy vëllezër që u përfshinë në këtë konflikt fizik me disa efektivë të policisë rrugore dhe të rendit në Vlore, u vunë në pranga. 

Momenti i konfliktit, i ndodhur rreth orës 2 të natës këtë të shtunë, u filmua me celular nga një qytetar. Ato tregojnë se si Rudi dhe Klaudio Pashaj i godasin efektivët dhe gjithçka tjetër ndodhi në pak sekonda.

Dy vëllezërit Pashaj janë pronarë të një kompanie që jep monopatina dhe motorçikleta elektrike me qira.

Konflikti nisi kur dy efektivë të policisë rrugore kapën një klient të tyre që lëvizte kundravajtje me një monopatinë.

Kur ata i vunë gjobe, dy vëllezërit Pashaj kundërshtuan dhe nisën të godasin policet me grushte e kasketë.

Pre e dhunës së tyre ra edhe një polic i rendit që u erdhi në ndihmë dy policëve rrugore.

Dy nga efektivët pësuan fraktura dhe morën mjekim në spital. Ndërsa dy vëllezërit u arrestuan.

Policia zbuloi se ata e ushtronin aktivitetin pa licencë duke zaptuar hapësirën publike.

Aktiviteti u bllokua, ndërsa ndaj tyre ka nisur një hetim pasuror. Policia tha se ka shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë të përfshirë në konflikt.

Tv Klan