Kjo video ku Biden vendos kapelen e fushatës së Donald Trump pas debatit mes Kamala Harris dhe kandidatit republikan për president gjatë një takimi me zjarrfikësit në Pensilvani po bën bujë në mediat sociale. 

Fillimisht një nga mbështetësit e Trump shkëmben batuta thumbuese për Bajden, teksa presidenti kërkon t’i dhurojë kapelen e tij.

Biden: Do ta firmos kapelen me firmën time.

Mbështetësi i Trump: E mbani mend emrin tuaj?

Biden: Nuk e mbaj mend… Jam i vjetër tani.

Më pas vjen edhe rrengu ku turma i kërkon Bajdenit që të vendosë në kokë kapelen me ngjyrë të kuqe “TRUMP 2024” që simbolizon fushatën presidenciale te republikanit. Teksa batutat nuk munguan sërish.

Biden: Të vë kapelen, unë nuk shkoj kaq larg.

Burri: Unë jam krenar për ju tani, burrë plak.

Bajden: Unë jam një djalë i vjetër. Mos hani qen dhe mace.

Shtabi i Donald Trump me anë të një postimi e falenderon për mbështetjen, duke thënë se Kamala Harris ishte aq keq në debatin me kandidatin republikan saqë Biden vendosi kapelen e Trump. Ndërsa një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden e vendosi kapelen e tij në shenjë të unitetit të amerikanëve.

Tv Klan