Një ekspozitë që e përmbledh botën përmes fotografisë, që nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, plagët e emigrimit, ndotja mjedisore, varfëria, e shumë të tjera, vjen në kuadër të javës kulturore holandeze.

Fondacioni holandez “World Press Photo” prej 1955 vazhdon traditën e përzgjedhjes të fotove më të mira, siç ka bërë edhe kësaj radhe duke seleksionuar më të mirat mes 61 000 fotografive.

Kjo ekspozitë njëkohësisht po zhvillohet edhe në 55 vende të botës, për të tejçuar dhe ndërgjegjësuar publikun për plagët më të mëdha që po përballet bota sot.

Jo rastësisht, është përzgjedhur edhe vendndodhja pranë Bashkisë së Tiranës, një zonë e rrahur shumë nga kalimtarët të cilët shfaqin interes.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 2 javë.

Tv Klan